Zhduket një person në Gjilan, nisin kërkimet dhe aktivizohen dronët

Zhduket një person në Gjilan, nisin kërkimet dhe aktivizohen dronët

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim janë duke zhvilluar një operacion kërkimi në fshatin Bresalc të Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Nga kjo shoqatë njoftojnë se në operacion është angazhuar edhe njësia e saj e dronëve,

“Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive”.

“Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe professional”.

Related Articles