Një person në Prishtinë u raportua si i zhdukur, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur më 2 maj në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Ankuesi ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2025 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/