Dy persona njëri nga Peja tjetri nga Vushtrria, janë raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në Pejë, ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti i tjetër ka ndodhur në Vushtrri. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga 18 marsi është larguar nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është duke u hetuar.