Tre raste të zhdukjes së personave brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë nga Fushë Kosova, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.

Ndryshe, rastin në Polici e ka raportuar babai i saj

Më 13.06.2021 ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, derisa shtetasja e Shqipërisë ka informuar se biri i saj është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen  e tij.

Rr. Azem Jakup Luka, Pejë 12.06.2021 – 11:00. Ankuesja shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se i biri i tij viktima mashkull shtetas i R. Shqipërisë, është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Edhe një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë, ku në njoftim thuhet se  nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia, derisa theksohet se rasti është nën hetime.

Rr. Dede Gjo Luli, Gjakovë 14.06.2021 – 06:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Related Articles