Një grua nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, deri më tani nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Bëhet e ditur se rasti është nën hetime, ndërsa policia rastin e ka cilësuar si “person i zhdukur”.
“Kaçanik 07.07.2024-19:00. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se viktima femër ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/