Zhvillimet e fundit në Speciale: Në mars nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zhvillimet e fundit në Speciale: Në mars nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në mars planifikohet të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Prokuroria thotë se janë gati, avokatët pajtohen

Gjykata Speciale synon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të nis më 1 mars.

Në konferencën përgatitore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i pyeti palët nëse ka ndonjë pengesë që gjykimi të fillojë në mars, ashtu siç është planifikuar, dhe ata parimisht u pajtuan për këtë, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars dhe jemi gati të fillojë më 1 mars. E di që Mbrojtja propozon një datë në fund të marsit në seancën e fundit. Të jemi të qartë, nuk e kundërshtojmë ne, por duam që gjyqi së paku të fillojë këtë muaj dhe pastaj të kemi prezantimin e provave”, tha një prokuror nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

LEXO EDHE: Nis konferenca përgatitore për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, tha se s’ka arsye që gjykimi të mos nis në mars.

“Parimisht, nuk ka asnjë arsye që të mos fillojmë më 1 mars”, u shpreh ai, duke theksuar se këta muaj ai dhe kolegët e tij do të kenë punë të vështirë.

Edhe avokatët e të akuzuarve tjerë thanë se duan që gjykimi “të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Related Articles