Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit, ekspertët thonë që rreziku ekziston akoma

Zjarret e shumta përkeqësojnë cilësinë ajrit, ekspertët thonë që rreziku ekziston akoma

Rreziku nga përhapja e zjarreve akoma ekziston, kështu thonë ekspertët në bazë të hulumtimeve të bëra, madje kjo gjendje ka bërë që të përkeqësohet edhe cilësia ajrit në vend.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një intervistë tha se temperaturat e nxehta kanë ndikuar në nivelin e ndotjes së ajrit duke shtuar që edhe mungesa e kapaciteteve institucionale e vështirësojnë punën e një menaxhimi të duhur.

“Ndodhemi ende në një situatë të rrezikut, të muajve të verës e sidomos duke pasur parasysh që për shkak të ndryshimeve klimatike tashmë verërat po janë shumë më të nxehta sesa që normalisht kanë qenë në vendin tonë dhe kjo e rrit edhe rrezikun për djegie të pyjeve” ka thënë ai.

Dardan Abazi, (INDEP)

Mes tjerash Abazi thotë se janë disa nga faktorët që po ndikojnë në cilësinë së ajrit janë: termocentralet e vjetërsuara, vjetërsia e veturave e djegia e pyjeve.

“Në bazë të hulumtimeve të shumta ka dal që jo vetëm zjarret ndikojnë në cilësinë e ajrit, fakti që kemi termocentrale të vjetërsuara të qymyrit të cilat operojnë mbi 90% të kapaciteteve të energjisë në Kosovë është një nga shkakorët kryesor të ndotjes, e pastaj edhe transporti, vjetërsia e veturave dhe shumë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë mes”, theksoi tutje ai.

Të njëjtin shqetësim e ka edhe Egzona Shala, ekologe dhe aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, tha se gjendja e cilësisë së ajrit në baza vjetore vazhdon të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme.

“Gjendja e ajrit ka pësuar disa ndryshime të lehta sa i përket situatës me pandeminë, apo izolimit më mirë por që ato ndryshime kanë qenë në baza ditore e jo në bazë të përgjithshme. Në bazë vjetore gjendja vazhdon të jetë e dëmshme, e rrezikshme dhe nuk ka ndonjë ndryshim adekuat sepse transporti është një nga faktorët kryesor, dhe pastaj energjia dhe të tjerë”, tha Shala.

Ajo poashtu potencon se ndikimi më i madh është prej zjarreve, pastaj edhe bimësia, ujërat etj.

Shala ka apeluar që urgjentisht të veprohet nga institucionet sepse Kosova cilësohet si një nga vendet më të ndotura në botë.

“Ajri i ndotur është një vrasës i padukshëm, po shpresoj që do ketë aksione të menjëhershme, sepse cilësohemi si shteti me cilësinë më të dobët të ajrit dhe që institucionet tona të marrin veprime të duhura dhe jo vetëm fjalë e premtime” ka thënë ai.

Related Articles