Masat e reja anti-COVID, Policia dënon 664 qytetarë

Masat e reja anti-COVID, Policia dënon 664 qytetarë

Të premten kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit për mosrespektim të Ligjit antiCOVID-19 Policia e Kosovës ka dënuar 664 qytetarë.

Policia ka ndërprerë edhe dasma në Prizren.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.

Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave

Sipas Policisë, gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë përkatësisht neni 18 i vendimit i cili thotë se “Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh Policia njofton edhe për dënimet në trafik.

Policia ka shqiptuar 1396 tiketa për mos respektim të rregullave në komunikacion. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 55 me dëme materiale. 

Related Articles