Një zjarr ka kapluar vatra të malit në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën. Zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.
Për shkak të kësaj situate, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse kanë ndërprerë punën, duke ia lënë vendin forcave ushtarake që do të monitorojnë situatën në mënyrë të specializuar.
Vatrat e zjarrit po ndikohen nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta të zonës.
Për momentin bëhet me dije se vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth.
Në vendngjarje, janë angazhuar rreth 200 forca, prej të cilave 100 i përkasin ushtarëve Komando, ndërsa pjesa tjetër janë zjarrfikës dhe punonjës të tjerë, shkruan Oranews, transmeton Gazeta Enigma.