Zjarri në IML, Haxhiu: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave

Zjarri në IML, Haxhiu: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje shtesë për zjarrin që ka ndodhur në IML, raporton Gazeta “Enigma”.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri”, ka njoftuar ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se “ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”.

Sipas Haxhiut ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit, Policia dhe Prokuroria janë duke hulumtuar në lidhje me rastin.

“Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”, ka shkuar ajo.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë”.

“Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, ka përfundur Haxhiu.  /GAZETA ENIGMA/

Related Articles