Zjarri në Prevallë vështirë të shuhet, nesër nisë intervenimi nga ajri

Zjarri në Prevallë vështirë të shuhet, nesër nisë intervenimi nga ajri

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se zjarri në Prevallë nuk është shuar ende, për shkak të terrenit të vështirë.

Komuna njoftoi se nga nesër do të nisë intervenimi nga ajri.

“Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.  Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri. Sot, prezent ka qenë edhe zëvendësministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për shuarjen e zjarrit në viset malore të Prevallës janë vënë në dispozicion edhe Policia e Kosovës si dhe vullnetarë të shumtë. /Gazeta Enigma

Related Articles