Zogaj: Qeveria e Kosovës me kapacitete të plota është në shërbim të Prokurorisë Speciale

Zogaj: Qeveria e Kosovës me kapacitete të plota është në shërbim të Prokurorisë Speciale

Analisti, Petrit Zogaj, thotë se kryeministri Kurti pati shkarkuar këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi pas deklaratave për UÇK-në ndërkaq tani po pajtohet me deklaratat e ministres së tij Donika Gërvalla.

Zogaj ka shkruar se tani qeveria e Kosovës me kapacitete të plota është në shërbim të Prokurorisë Speciale.

“Vitin qe shkoi, KM Kurti, per nje deklarate ne lidhje me UÇK-ne, ka shkarkuar keshtilltarin e tij Shkelqen Gashit. Sot, KM Kurti po pajtohet me ministren e tij, ku sipas saj, UÇK ka bere krime te renda dhe se ajo ka dosje per ato krime. Tash, kjo situate eshte komplet e re. Qeveria e Kosoves, ne kapacitetin e saj te plote, eshte ne sherbim te Prokurorise Speciale per krimet e luftes se UÇK-se. Me nje fjale, Qeveria e Serbise dhe Serbia nuk ka nevoje qe te angazhohet ne mbledhjen e fakteve, sepse kete gje po e ben Qeveria e Kosoves”, ka shkruar ai.

Related Articles