ZrRE-ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve për tarifat

ZrRE-ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve për tarifat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ka shtyrë afatin për ofrimin e komenteve për tarifat e reja deri më 31 janar.

Në njoftimin e bërë nga ZRRE-ja tregohet se bëhet fjalë edhe për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

”Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)”.

“Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë”.

Tutje, në njoftim thuhet se palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën (ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org). /Gazeta Enigma/.

Related Articles