Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së u njoftua se me qindra komente nga qytetarët e akterë të tjerë kanë ardhur në adresë të tyre lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu theksoi Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, tha se janë trajtuar “me kujdes” dhe se raporti me komente do të bëhet publik.
“Gjatë gjithë procesit kemi pranuar qindra komente nga qytetarët, komente nga shoqëria civile, nga KOSTT, KEDS, KESCO, Elektrosever, nga zyra e deputetit Armend Muja, Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca. Me të përfunduar konsultimi publik. ZRRE ka zhvilluar takime bilatrale me të gjitha palët e interesit. Mandati ligjor i ZRRE-së ka dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara. Raporti së bashku me komente është dorëzuar në bord. Ankesat janë shqyrtuar me kujdes maksimal nga stafi profesional”, tha Pepaj.
Ai tha se qytetarët kryesisht kanë shprehur kundërshtimet në raport me këtë proces, duke përmendur ndikimet negative në buxhetin familjar.
Ai tha se disa komente janë jashtë mandatit të ZRRE-së.
“Raporti do të bëhet publik”, tha mes tjerash ai.
Ndërkohë Bordi i ZRRE-së gjatë konferencës nuk pranoi asnjë pyetje ndonëse pati vazhdimisht pyetje nga disa gazetar prezent rreth arsyjeve për rritjen e çmimit.
Bordi i ZRRE-së ka miratuar pikat që kishte në rend dite në mbledhjen e sotme./ Gazeta Enigma.