Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit.
Ai bashkë edhe me një person tjetër dyshohet se janë bashkëpunuar të grupit terrorist ISIS.
Tani mediat zvicerane kanë dhënë detaje të reja rreth rastit.
16-vjeçari (kosovar), i lindur dhe rritur në Itali bashkë edhe me një shtetas zviceran i moshës 15 vjeçar me prejardhje kurde, akuzohen se kishin planifikuar një sulm.
Raportohet se italiani me rrënjë nga Kosova, kishte qenë goxha aktiv në rrjetet sociale, madje duke ia vënë vetës edhe një nofkë “Il Bomber di Instagram” në italisht apo “Bombarduesi i Instagramit”, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Klankosova.tv
Ende nuk dihet se si e mori këtë nofkë adoleshenti kosovar.
Por, siç njoftojnë mediat zvicerane, nofka ka mundësi që të vije nga hobi i tij i madh për lojërat kompjuterike dhe nuk lidhet me ndonjë aktivitet terrorist.
Madje, sipas tyre thuhet se adoleshenti ka të ngarkuar edhe në Youtube lojëra.
Fjala “Bomber” në italisht mund të ketë disa kuptime.
Ndër të tjera, përdoret për të përshkruar një sulmues në futboll. Përdoret gjithashtu shpesh në zhargonin e të rinjve, ngjashëm me emërtimin e njohur “cool”.