Me afrimin e vitit të ri janë zvogluar edhe kolonat në pikat kufitare për hyrje dalje nga Kosova, raporton Gazeta Enigma.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, sipas përditësimit aktual ka njoftuar se nuk ka kolona në pikat kufitare.
Sipas tabelës së përditësuar, fluksi më i madh i automjeteve vërehet te pikë kalimi kufitar në Jarinje që zgjatë 05-10 minuta. Derisa në pikat e tjera fluksi i automjeteve zgjat 03-05 minuta.