Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të djeshëm të presidentes së vendit, Vjosa Osmani për të shkarkuar nga pozita ish kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një cicërime në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.
“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.
Took note of @VjosaOsmaniPRKS decision to dismiss @KQZKosova chair & appoint a new one. Important that all procedures are in line w/ Kosovo law & that CEC independence is safeguarded 2 ensure professional & timely preparation of municipal elections & electoral legislation reform.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 15, 2021