Zyra e Prokurorit të Specializuar: E domosdoshme mbajtja e Gucatit dhe Haradinajt në paraburgim

Zyra e Prokurorit të Specializuar: E domosdoshme mbajtja e Gucatit dhe Haradinajt në paraburgim

Zyra e Prokurorit të Specializuar e vlerëson të domsdoshëm mbajtjen në paraburgim të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit, Nasim Haradinajt.

Gjykatësi, Nicolas Guillou konsideron se dyshimi për të akuzuarit që kanë kryer veprën penale kundër administrimit të drejtësisë brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara ështtë Dhomave të Specializuara është i bazuar.

Tutje, në parashtresën e ZPS-së, thuhet se gjykatësi kishte gjetur bazë të besueshme se Gucati dhe Haradinaj përbëjnë rrezik të arratisjes, pengimin e procedurave penale dhe përsëritjen e veprave penale.

ZPS konsideron se këto gjetje të gjykatësit qëndrojnë ende. Mbi këtë, nga kjo zyrë argumentojnë se krerët e OVL-së duhet të mbahen edhe më tutje në paraburgim.

Related Articles