Zyrtare: Abramovich e pranon se do ta shesë Chelsean

Zyrtare: Abramovich e pranon se do ta shesë Chelsean

Roman Abramovich ka marrë vendim që ta shesë klubin e Chelseas. Kjo është bërë e ditur sot nga faqja zyrtare e klubit londinez.

Miliarderi rus ka thënë se vendimi i tij është në të mirën e klubit.

“Do të doja të trajtoja spekulimet në media gjatë ditëve të fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea FC. Siç e kam thënë më parë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Prandaj, në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”, thuhet në fillimin e njoftimit.

Abramovich tutje ka thënë se shitja e klubit nuk do bëhet shpejtë, pasi që ai do të ndjekë një proces të rregullt.

“Ju lutemi ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”, thuhet në letrën e Abramovichit./GazetaEnigma/

Related Articles