Përfaqësuesit e FIFA-së i japin mbështetje presidentit Ademi për procesin zgjedhor

Përfaqësuesit e FIFA-së i japin mbështetje presidentit Ademi për procesin zgjedhor

Presidenti Agim Ademi ka takuar të mërkurën në Tiranë përfaqësueset për çështje ligjore të FIFA-së, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Gjatë këtij takimi u bisedua për situatën aktuale në futboll para Kongresit të FIFA-së, që mbahet në Doha prej 29 deri më 31 mars, si dhe për zgjedhjet për president në FFK, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë takim presidenti Ademi mori bekimin e përfaqësuesve të FIFA-s për kandidimin e tij, teksa theksoi edhe një herë falënderimin e tij ndaj FIFA-s për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë futbollit kosovar, si dhe u shpreh i lumtur që një delegacion i FIFA-s do të jetë për monitorimin e procesit zgjedhor në FFK.

Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e së mërkurës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi ka marrë vendim që t’i shpallë zgjedhjet e reja për president.

KE ka marrë vendim që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill.

FFK ka bërë të ditur se delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit.

Deri tani kandidimin për Kryetar të FFK-së e ka konfirmuar Agim Ademi, Arianit Ahmeti dhe Remzi Ejupi./Gazeta Enigma/

Related Articles