Zyrtare: Drita nënshkruan me një super portier

Zyrtare: Drita nënshkruan me një super portier

Drita ka zyrtarizuar transferimin e portierit Florian Smakiqi i cili vie nga skuadra e  Drenicës.

Smakiqi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Dritës duke bërë që të qëndrojë te skuadra gjilanase deri në vitin 2025.

Kujtojmë që Drita ka prezantuar edhe Besnik Krasniqin, kurse Blendi Baftiu pritet t’i bashkohet brenda pak ditëve nënkampionëve të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Mirësevjen Florjan

Klubi ynë, FC DRITA ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi.

Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë.

Portieri 23 vjeçar Smakiqi ka qenë pjesë e KF Feronikelit dhe së fundmi te KF Drenica.

FC DRITA i dëshiron suksese gardianit tonë të ri, Florjan Smakiqi.

Related Articles