Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri 2022/2023, shkruan Gazeta Enigma.
Dukagjini ka bërë të ditur se kanë nënshkruar me mesfushorin ukrianas, Vladyslav Khumatov.
24-vjeçari nga Ukraina luan si mesfushorë ofanzivë, por mund të luaj edhe si sulmues qendre.
Ai në tri sezonit e fundit kishte luajtur për skuadrën KF laju në Estoni ku ka shënuar 21 gola në 55 paraqitje.
Khumutov, e kishte nisur karrierën te skuadra ukrainase Olimpik Donetsk.