Zyrtare: FFK e pamëshirshme përjashton nga Liga e Parë KF Ulpianën dhe KF Vllaznia Pozheran pas kurdisjes së lojës

Zyrtare: FFK e pamëshirshme përjashton nga Liga e Parë KF Ulpianën dhe KF Vllaznia Pozheran pas kurdisjes së lojës

Liga e Parë, pas kurdisjes së ndeshjes.

Të premten, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Shkallës së Dytë të FFK-së, me kryes Metë Çekun, ka vendosur që Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit garat t’i vazhdojnë nga Liga e Dytë në sezonin 2024/25.

Më 11 prill, Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e xhiros së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e kurdisur. Ndeshjen e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4-3.

Një vendim të tillë organet e FFK-së e marrin shumë, shumë rrallë, ndonëse numri i ndeshjeve që dyshohet se janë kurdisur është shumë i madh.

Vendimi i Komisionit të Garave u konfirmua edhe nga Shkalla e Dytë e FFK-së.

“Klubet futbollistike “Ulpiana” dhe “Vllaznia Pozheran” largohen nga garat e rangut përkatës të Ligës së Parë të Futbollit (Grupi B) të edicionit 2023/24, ashtu që të njëjtit kthehen në rang më të ulët të garave dhe me këtë humbin statusin e anëtarëve të Ligës së Parë për edicionin 2023/24, kurse garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Futbollit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë të FFK-së.

Ky vendim nga FFK është një mesazh i qartë për të gjitha klubet kosovare që nuk do të tolerohet pazaret e tilla në futbollin kosovar.

VENDIMI PËR PËRJASHTIMIN E KF ULPIANËS NGA GARAT

VENDIMI PËR PËRJASHTIMIN E KF VLLAZNISË SË POZHERANIT NGA GARAT

Related Articles