Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur të hënën më 23 janar ka vendosur që Kupa e Kosovës të zhvillohet në Rahovec, shkruan Gazeta Enigma.
FBK ka bërë të ditur se Final 8 Kupa e Kosovës do të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” nga 15 deri më 19 shkurt.
“Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Biletat për Kupën e Kosovës do të shiten vetëm me letërnjoftime.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të FBK-së:
Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:
– Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese
– Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime
– Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe
– Vënia në funksion e kamerave në palestër.
– Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat