ZYRTARE: Lis Shoshi i bashkohet Pejës

ZYRTARE: Lis Shoshi i bashkohet Pejës

Qendra Lis Shoshi në edicionin 2023/24, do ta bartë fanellën e skuadrës së Pejës. Shoshi është prezantuar te Peja të enjten, duke e kompletuar ekipin për edicionin e ri.

Shoshi, së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në fazën e tretë të parakualifikimeve për “Euro 2025”.

29-vjeçari nuk ka luajtur për klub që nga viti 2021, ndërsa ekipi i tij i fundit ishte Maccabi Rishon në Izrael. Shoshi i gjatë 211 centimetra, edhe më herët ka qenë te Peja por për një periudhë të shkurtër. Ai gjithashtu, në Kosovë ka luajtur edhe për skuadrën e Sigal Prishtinës.

Related Articles