Përkundër që ka përfunduar afati kalimtar i transferimeve në futbollin kosovar, FC Prishtina është duke vazhduar me përforcime.
Kryeqytetasit kanë njoftuar se kanë transferuar qendërmbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.
31-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka treguar se pse ka vendosur për t’iu bashkuar Prishtinës.
“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme”, ka deklaruar Egzon Belica.