Zyrtare: SC Gjilani transferon Faton Bunjakun

Zyrtare: SC Gjilani transferon Faton Bunjakun

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor, Faton Bunjaku, raporton Gazeta Enigma.

Bunjaku përforcon fazën e sulmit te skuadra gjilanase.

Klubi i Gjilanit ka njoftuar se Bunjaku do ta mbajë numrin tetë, numër të cilën e ka liruar i larguari Redon Ismaili.

Faton Bunjaku në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.

Kujtojmë se SC Gjilani është duke e vazhduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles