Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të shkojnë sot në Kiev, thuhet sipas një deklarate të presidentit të Ukrainës Zelensky në një konferencë për shtyp dje në mbrëmje.
Ata janë zyrtarët e parë të lartë amerikanë që vizitojnë që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.
Zelensky tha se çështja e armëve do të ishte në krye të axhendës – dhe se ai [Zelensky] do të sillte një listë kërkesash.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi planet e këtyre takimeve.
Zelensky tha se shpresonte se vizita në SHBA do të krijonte terrenin për një vizitë të Presidentit Biden herën tjetër.
Po ashtu Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se raketat e saj me precizitet të lartë goditën nëntë objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë katër depo armësh në rajonin e Kharkiv, ku ruheshin armët e artilerisë.
Ministria tha gjithashtu se forcat e saj raketore dhe artilerie shkatërruan katër depo të tjera armësh në të njëjtin rajon dhe goditën një objekt në rajonin e Dnipropetrovsk që prodhonte eksploziv për ushtrinë ukrainase.