Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Lyn Debevoise, zëvendësdrejtorin për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit për media, Radoniqi e njoftoi Debevoise për përgatitjet që KQZ-së është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës
Në njoftim po ashtu thuhet se Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vend.
