Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka kritikuar ashpër vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për të nisur zbatimin e marrëveshjes ballkanike të iniciuar vite më parë nga procesi i Berlinit për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve të rajonit.
Kur kishte nisur kjo iniciativë e cila Kosovën nuk e trajton barabartë me vendet tjera, Albin Kurti e kishte quajtur “Jugosllavi e re”.
Kreu i PDK-së përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook tha se ende pa e nisur dialogun me Serbinë, Albin Kurti nisi zbatimin e Jugosllavisë së re.
Deklarata e plotë e Enver Hoxhajt:
Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!