1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja

1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja

Kanë kaluar 1 mijë ditë prej se nisi lufta mes Rusisë dhe Ukraninës.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja.

Osmani tha se fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës.

“1000 ditë qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, forcë e palëkundur… Fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë”.

“Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, shkroi Osmani në X. /Gazeta Engima

Related Articles