1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1-muaji personit J.H si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë ditën e djeshme, raporton Enigma.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” të mërkurën rreth orës 17:17 dhe është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, njëri nga vitktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri ishte dërguar në Spitalin e Pejës, ku nuk kishte mundu t’iu mbijetojë plagëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Gazeta Enigma ka mësuar se bëhet fjalë për Jon Hotin, i cili është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.

Related Articles