Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe 21 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386.
Në total numri i rasteve aktive është 445./Gazeta Enigma.