Të martën, Kuvendi i Kosovës, ka publikuar shifrat e shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nga viti 2011, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai që kryeson listën për nga shpenzimet, në vitin 2021 është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili vjen nga rrafshi i Dukagjinit. Ai ka shpenzuar hiç më pak se 2 mijë e 790 euro në derivate.
Pas Lekajt, deputetja që ka shpenzuar më së shumti është deputetja Duda Balje e cila ka shpenzuar 2 mijë e 700 euro gjithsej.
Albana Bytyqi pason në vendin e tretë me 2 mijë e 370 euro shpenzime.
Pas saj renditet Fidan Jilta e cila ka shpenzuar po ashtu mbi 2 mijë euro.
Time Kadriaj, deputetja nga AAK-ja, e cila vjen nga Deçani ka shpenzuar 1 mijë e 950 euro në derivate gjatë një viti.
Arbër Rexha del se ka shpenzuar 30 euro më pak se Kadriaj.
Armend Zemaj i cili po ashtu është me preardhje nga Deçani, ka shpenzuar 1 mijë e 800 euro në total për derivate.
Në total për shpenzime të derivateve në vitin 2021 janë shpenzuar 100 mijë e 530 euro. / Gazeta Enigma.