Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 104, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga kjo ministri kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri më sot nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca.