Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në një shkollë në Orebro të Suedisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo thotë se në këto momente Kosova qëndron pranë popullit të Suedisë.
“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Örebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar e para e shtetit. /Gazeta Enigma