12 mijë vaksinave të AstraZenecas iu skadon afati në fund të korrikut

12 mijë vaksinave të AstraZenecas iu skadon afati në fund të korrikut

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se 12 mijë vaksina të AstraZenecas kanë afat deri më 31 korrik, kurse një pjesë tjetër deri më 31 gusht, raporton Gazeta Enigma.

Ministri tha se është vaksinuar me një vaksinë që ka afat më të shkurtër të llojit të AstraZeneca.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar me këto vaksina, unë u vaksinova me vaksinën me afatin me të shkurtë, që skadon me 31 korrik. 12 mijë prej vaksinave që kanë ardhur nga Norvegjia skadojnë në fund të korrikut, pjesa tjetër në fund të gushtit”, deklaroi ai.

Vlen të theksohet se Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës 182.000 vaksina AstraZeneca.

Related Articles