12 pacientë po trajtohen në ShSKUK

12 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se vetëm 12 pacientë me COVID janë të hospitalizuar në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 11 janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekimin intensiv.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 12 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.

Related Articles