Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, e ku një 12 vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.
Ajo më pas është dërguar në strehimore.
Ndërkaq të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 13.11.2023 – 13:00. Viktima femër (12 vjeç) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.