Kosova sot feston 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë janë organizuar manifestime të ndryshme.
E kjo festë ka tërhequr edhe vizitorë të shumtë të cilët kanë dashur t’i shohin nga afër vendet historike të Kosovës, që kontribuuan në rrugëtimin drejt pavarësisë.
Interesimi i madh për të vizituar këto vende, përfshirë edhe Prekazin, ka shkaktuar edhe fluks të automjeteve nëpër rrugë.
Njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën për në Skenderaj, ku qytetarët shkojnë për të vizituar Prekazin dhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” atje.
VIDEO: