Në Kosovë aktualisht janë 150 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 16 raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky virus.
Janë shëruar edhe 26 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 270 mijë e 285. /GAZETA ENIGMA/