Kryeministri Kurti sot niset drejt Tiranës, kjo është arsyeja

Kryeministri Kurti sot niset drejt Tiranës, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë drejt Tiranës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti atje pritet të zhvillojë takime me krerë institucionalë shqiptarë.

Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

Para se të niset për në kryeqytetin shqiptar, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles