Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë.
Një 18-vjeçare është goditur nga një veturë të cilën po e ngiste një shofere femër. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dhe të dyshuarës (shoferes) i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.
Tutje thuhet se e lënduar ka mbetur edhe vet shoferja.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.
“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Enigma