Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, nga një mijë e 467 testime, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID në Kosovë, derisa 158 janë shëruar.
Kosova rezulton me 786 raste aktive me COVID në Kosovë.
Kurse, numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, derisa 6 mijë e 411 janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.