2 Korriku si debutues nga Kosova mëson kundërshtarin në UEFA Youth League

2 Korriku si debutues nga Kosova mëson kundërshtarin në UEFA Youth League

Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i  kampionëve vendas në raundin e parë, të dytë dhe të tretë të UEFA Youth League apo Ligën e Kampionëve të U-19 për sezonin 2024/25.

Në shortin e hedhur sot (e martë) janë caktuar tre raunde të ndeshjeve me eliminim, ndërsa 52 ekipe garojnë për dhjetë vendet e fundit të këtij edicioni të Youth League.

Pjesë e shortit të sotëm për herë të parë ishte edhe një skuadër nga Kosova. Bëhet fjalë për kampionin aktual të U-19, 2 Korrikun, i cili debuton në këtë garë.

Shorti deshi që 2 Korriku të tërhiqet me klubin shqiptar, Bylisi, ku garat do t’i nisin nga raundi i parë, aty kur luajnë 24 klube nga federatat e renditura më poshtë.

Ndeshje e parë e kësaj faze do të zhvillohet më 18 shtator në Shqipëri, ndërsa ajo kthyese me 2 tetor në Kosovë.

Fituesi i kësaj ndeshje të raundit të parë do të ndeshet në raundin e dytë me fituesin e takimit UCD AFC nga Irlanda dhe Stjarnan nga Islanda.

Në rast kalimi edhe të raundit të dytë, 2 Korriku do të ndeshet me njërën nga këto skuadra: Dinamo Kyiv, Lincoln Red Imps, NK Maribor.

Related Articles