32 zyrtarë serb paguhen nga MASHTI pa shkuar fare në punë, reagon SBASHK-u

32 zyrtarë serb paguhen nga MASHTI pa shkuar fare në punë, reagon SBASHK-u

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj MASHT-it dhe institucioneve tjera lidhur me pagesën e 32 zyrtarëve serb të cilët nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e tyre të punës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

SBASHK ka kritikuar veprimin e MASHTI-t, por edhe i ministrive e institucioneve tjera, jo pse ata zyrtarë janë serb, por se ata kurrë nuk i pa kush në vende të punës.

“Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet. Është mirë që mediat e bën publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në këtë reagim kanë theksuar se “Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga”.

Tutje SBASHKU ka shtuar se është obligim moral e njerëzor që të gjenden mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda, që edhe ata ta gëzojnë mbështetjen e shtetit.

“SBASHK, pa dashur të përzihet në politika të mëdha a të vogla të shtetit tonë, konsideron se nëse për dikë, pa marrë parasysh arsyet politike e çfarëdo qofshin ato, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit, të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimor që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/

Related Articles