322 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

322 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 322.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,983 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.614.212 doza të vaksinës.

Deri të marten më shumë se 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles