34-vjeçarja goditet nga një veturë në Tiranë, arrestohet shoferi

34-vjeçarja goditet nga një veturë në Tiranë, arrestohet shoferi

Një 34-vjeçare është aksidentuar nga një makinë, derisa ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa është arrestuar shoferi i makinës, një 58-vjeçar.

E aksidentuara ka pranuar tretman mjekësor dhe ndodhet në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të: B. E, 58 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. B, 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles