Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 341 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa 1569 tiketa janë shqiptuar për mosrespektim të rregullave në trafik, teksa kanë ndodhur 45 aksidente me dëme materiale e 17 me të lënduar.
Në 24 orët e fundit, Policia ka njoftuar se ka arrestuar 23 persona.