Një 35-vjeçar nga Hasi humbi jetën paraditen e sotme në tentativë për t’i shpëtuar një aksidenti.
Ai u hodh nga kamioni që po drejtonte, pasi kuptoi se nuk i funksiononte sistemi i frenave. S.J, banues në fshatin Gajrep, Has, dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit në tentativë për të shpëtuar, por fatkeqësisht, ka ndërruar jetë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak në Has.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit / Gazeta Enigma.